Ronaldo Toluli është vogëlushi nga Fushë-Kruja që ka kryer plot 14 operacione në Turqi, pasi nuk ka njërën këmbë.
Historia e tij u trajtua në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ku ka qenë gazetari Osman Stafa që ka ndjekur dhe prezantuar rastin.
Ai ka treguar se djali ka kërkuar dhuratë për ditëlindje një protezë, si rrallëherë nga fëmijët e tjerë. Ndërkohë ditën e premte, Ronaldo do të zhvillojë edhe një operacion shumë të vështirë, të mundësuar nga Spitali Amerikan.
Ronaldo ka bërë 14 operacione në Turqi pasi nuk ka këmbën. Pas 6 muajsh, ai do vendosi vetëm një protezë për të mos pasur problem. Duke qenë se djali është në rritje, ai do të ketë një protezë të përshtatshëm. Nga mosha 7 vjeç deri në 20 vjeç, kam fol edhe me mjekët që do të jenë në kujdesin e këtyre. Unë kam vite që merrem me këto raste, por është hera e parë që hasem me një dëshirë të tillë.
Djali ka vështirësinë se është duke u rritur dhe nëna nuk mund ta mbaj dot më në krah. Edhe 14 operacionet që ka bërë djali, për nënën ishte një sfidë për të mos u dorëzuar. Këto 14 operacione kanë qenë vetëm për këmbën.
Ndërsa të premte pritet të bëhet operacioni i mundësuar nga Spitali Amerikan.”, tha ndër të tjera Stafa.
Ndërkohë në një lidhje me Skype, vogëlushi Ronaldo dhe nëna e tij, Rudina kanë përshendetur ata që i kanë ndihmuar. Sakaq, kjo e fundit ka ndarë edhe vështirësitë ekonomike që haset çdo ditë.
“Djali ka lindur me probleme, ka bërë 14 operacione dhe kam vuajtur shumë. Kam vetëm një djalë dhe jam e divorcuar nga burri. Falenderoj Spitalin Amerikan që më mori përsipër djalin.
Përveç familjes sime më ka ndihmuar edhe ministria e Shëndetësisë në Stamboll, por tani nuk mundem më”, ka deklaruar Rudina. l.k/abcnews.al