7-vjeçari notoi një orë për të shpëtuar babanë dhe motrën që ishin bllokuar në lumë

schedule13:37 - 2 Qershor, 2021

schedule 13:37 - 2 Qershor, 2021

Një shtatë vjeçar në Florida është cilësuar si një hero, pasi ai notoi kur motra dhe babai i tij mbetën të bllokuar në lumë.

Steven Poust tha se ai ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, Florida, duke i lënë dy fëmijët e tij, Chase 7 vjeçar dhe Abigail 4 vjeçar të notonin.

“Krejt papritur Abigail e cila zakonisht rri në pjesën e pasme të anijes, ra pasi frynte shumë erë”, tha Chase.

7-vjeçari vendosi të lëshohej gjithashtu në mënyrë që të përpiqej ta mbante atë të mos shkonte, por më pas ai ngeci.

Poust u hodh nga varka për t’i ndihmuar dhe i tha Chase që të notonte në breg ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij.

Djalit iu desh një orë për të arritur në breg. Ai i tha për CNN se ai notonte në shpinë që të mos lodhej. Kur arriti në tokë ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Ndërkohë, babai dhe motra e tij u larguan rreth një milje e gjysmë deri në dy milje larg vendndodhjes së anijes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!