7-vjeçari i famshëm kompozon “Valsin e Izolimit’

schedule09:15 - 8 Prill, 2020

schedule 09:15 - 8 Prill, 2020

Stelios Kerasidis performoi për herë të parë para publikut kur ishte vetëm tre vjeç dhe është ngjitur në skenat e Carnegie Hall në New York dhe Royal Albert Hall në Londër.

“Përshëndetje, unë jam Stelios dhe jam në shtëpi, porsi ju. Le të tregohemi të duruar dhe së shpejti do të notojmë në det. Po ju dedikoj diçka që e kam kompozuar vetë,” thotë ai në një video të publikuar në YouTube para se të nisë të performojë melodinë hipnotike.

Përmes “Isolation Waltz,” piansti do t’i nxisë njerëzit të durojnë edhe pak më shumë, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i rezistojnë izolimit si pasojë e pandemisë.

Stelios ka kompozuar edhe dy koncerte të tjera në piano, “Veronika” dhe “Anastasia,” që u ka vënë emrat e motrave.

“Muzika është bota ime,” tha ai vjet me gishtat mbi taste dhe këmbët që s’i ceknin tokën.

Si djali i një mësuesi pianoje, pianisti i tij i preferuar është i ndjeri Glenn Gould që njihet për interpretimet e JS Bach./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!