Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima dhe 163 raste të reja me COVID-19, në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 132 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ke COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 16.008, ndërsa 13,550 janë shëruar dhe 668 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 1,870 raste aktivë.
/abcnews.al/