7 ushtarë azerbajxhanë kanë mbetur të vrarë në konfliktin me forcat armene pranë rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabak të martën. Ndërsa dhjetëra ushtarë azerbajxhanë kanë mbetur të plagosur, në konfliktin më vdekjeprurës që nga përfundimi i luftës midis Jerevanit dhe Baku vitin e kaluar, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së vendit.
Pala armene raportoi për një ushtar të vdekur, 24 të zhdukur dhe 13 të burgosur gjatë konflikteve të tilla. Jerevani njoftoi gjithashtu se kishte humbur dy zona ushtarake, të cilat ishin të pushtuara nga Baku. Përplasjet shpërthyen dje pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve në kufirin mes dy vendeve, të cilat pretendojnë kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut.
Të martën, Jerevani njoftoi se ishte arritur një armëpushim pas ndërmjetësimit rus. Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për ciklin e ri të dhunës. Këto konflikte tregojnë se sa i brishtë është ekuilibri në rajonin e Kaukazit.
Këto janë betejat më të ashpra në rajon që nga përfundimi i një konflikti vitin e kaluar, i cili zgjati gjashtë javë. Gjatë vitit të kaluar më shumë se 6,500 persona humbën jetën ndërsa Armenia u detyrua t’i dorëzonte Azerbajxhanit shumë zona rreth Nagorno-Karabakut.
/abcnews.al