7 ushqimet që luftojnë aknet dhe shenjat që lënë

schedule11:25 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:25 - 9 Gusht, 2020

Aknet janë një shqetësim që i prek padyshim të gjithë. Pavarësisht se ka shumë produkte kozmetike që mund t’i luftojnë ato dhe shenjat që lënë në fytyrë, ekzistojnë mënyra më të lehta për t’i trajtuar. Më poshtë janë renditur ushqimet që përveçse janë shumë të shijshme, luajnë një rol kryesor në pastrimin e fytyrës nga aknet.

Kungujt

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Kungulli është një burim i shkëlqyeshëm i niacinës, folateve, vitaminave A dhe B, dhe zinkut. Niacina dhe folati rrisin qarkullimin e gjakut, përmirësojnë rinovimin e qelizave dhe janë efektiv në trajtimin e akneve. Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollin e niveleve të hormonit dhe prodhimin e vajit. Vitamina A ndihmon në eliminimin e shenjave të akneve.

Lakra Kale

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Kjo lloj lakre është e pasur me vitamina C e K dhe është një burim i mirë i bakrit dhe hekurit. Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët që përmban kale minimizojnë hiperpigmentimin. Vitamina K funksionon për të eliminuar njollat e errëta në lëkurën tuaj, ndërsa hekuri shpejton shërimin e puçrave.

Limoni

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Lëngu i limonit mund të bëjë mrekulli për fytyrën tuaj. Lëkura e limonit përmban flavonoide që kanë efekte mbrojtëse dhe antikancerogjene në lëkurë. Niseni ditën tuaj me një gotë me ujë të ngrohtë me lëng limoni për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

Patatja e ëmbël

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Patatja e ëmbël përmban retinol dhe beta-karoten. Trupi e shndërron beta-karotenin në vitaminë A, e cila parandalon krijimin e shenjave, inflamacionit dhe poreve të bllokuara, të shkaktuara shpesh nga radikalet e lira. Retinoli është një përbërës kryesor në shumë produkte bukurie pasi lufton hiperpigmentimin dhe aknet.

Papaja

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Papaja është e pasur me një enzimë tretëse të quajtur papain, e cila eliminon qelizat e vdekura të lëkurës, hapjen e poreve dhe zbeh aknet. Gjithashtu e mban lëkurën tuaj të hidratuar.

Lulelakra

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Lulelakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe një aminoacid i fuqishëm i quajtur histidine. Histidina mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV. Vitamina C lufton çdo dëmtim të shkaktuar nga radikalet e lira, ndihmon trupin të thithë hekurin dhe shëron aknet.

Kinoa

7 Foods That Will Reduce Acne Scars

Kinoa përmban vitaminë B3, e cila lufton irritimin e lëkurës për shkak të akneve. Ecdysteroids që gjendet në kinoa, ndihmon në eliminimin e plagëve të akneve si dhe riparon lëkurën. /abcnews.al/