Është koha të flasim përsëri për tendencat e modës. Veshjet e sezonit të ri janë aq fleksibël dhe elegante, për t’u përshtatur me personalitetin dhe stilin e jetës së çdo gruaje. Këto janë provat!
Veshjet mini
Kur themi mini, nënkuptojmë funde dhe fustane të shkurtër. Versace, Valentino, Pierpaolo Piccioli, Chanel, Louis Vuitton dhe Lanvin e kanë treguar më së miri se këto veshje do të dominojnë në vjeshtë.
Iluzion vizual
Moda favorizon të guximshmet dhe këtë sezon modelet intensive kaleidoskopike ofrojnë një pamje mbresëlënëse.
Kthimi në vitet ’70
Moda shpesh sillet rreth kësaj dekade, së cilës i detyrohemi shumë nga ato që veshim akoma sot. Këtë vit do të kemi veshje të thurura, lule të vogla dhe pallto lëkure.
Xhaketa bombarduese
Është konsideruar një pjesë kyçe për veshjet për disa sezone por dhe këtë vit dominon xhaketa sportive. Për një pamje të kohës, zgjidhni një masë oversized.
Wildcats
Leopardi dhe motive të tjera që imitojnë lëkurën e maceve të egra janë pjesë e kësaj vjeshte. Guxoni t’i vishni.
Pamja e artë
Stilistët ia kanë lënë vendin këtë herë krijimeve të arta. Ndër të preferuarat tona janë miniaturat vezulluese Saint Laurent.
Shamia në kokë
Aksesori i preferuar i Mbretëreshës Elizabeth është një truk i zgjuar për ditët kur flokët nuk i keni në gjendjen më të mirë. /abcnews.al