Autoritetet ukrainase thonë se shtatë persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur nga një sulm me raketa në një zonë ushtarake në verilindje të kryeqytetit të Kievit.
Kryetari i qytetit të Brovary, Ihor Sapozhko, tha se sulmi ndodhi në orën 14:30 me orën lokale, raporton BBC. Brovary ka një bazë të Forcave Speciale të Ukrainës.
Ishte një prej sulmeve ruse afër Kievit që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.
Teksa presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot në mëngjes operacionin e gjerë ushtarak në Ukrainë, me sulme ajrore kundër qyteteve pranë Kiveit, CNN raporton se Rusia ka rrethuar ushtarakisht Ukrainën në tre anë.
Në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror, shkruan CNN.
Lexo edhe: Helikopteri rus rrëzohet pranë Kievit
/abcnews.al