Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Alauci, në qendër të Ekuadorit, ndërsa numri i personave të zhdukur ka shkuar në 64.
Presidenti Guillermo Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji në 14 provinca të prekura nga moti ekstrem. 22 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të dendura që nga fillimi i vitit.
Sipas SNGR, shirat e dendur kanë shkaktuar më shumë se 1000 ngjarje të rrezikshme si përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që nga fillimi i vitit, duke dëmtuar më shumë se 6900 shtëpi dhe duke shkatërruar 72.
Në fillim të këtij muaji, një tërmet i fortë në shtetet El Oro dhe Azuay shkaktoi 13 viktima persona dhe 126 të tjerë mbetën të plagosur. Në shkurt 2022, shirat e dendur shkaktuan gjithashtu përmbytje masive në Quito duke shkaktuar të paktën 24 viktima.
/abcnews.al