Sesioni i ri parlamentar do të çelë punimet në 7 shtator. Ligjvënësit shqiptarë pritet të rikthehen në godinën e seancave plenare të hënën e ardhshme.
Në rendin e ditës të bërë publike nga Kuvendi i Shqipërisë janë përcaktuar miratimi i procesverbalit, njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend, miratimi i programit për dy javët e ardhshme.
Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
-Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 29.07.2020 dhe 30.07.2020.
-Njoftimi i c;eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.
-Miratimi/Njoftimi i draftprogramit te punes se Kuvendit per periudhen 7 shtator – 16 tetor 2020.
-Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhen 7 – 25 shtator 2020. III.
Sesioni i shkuar parlamentar solli mjaft zhvillime të rëndësishme në vend, për të kulmuar me ndryshimin e kushtetutës (hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore) në seancën e fundit të 30 korrikut.
Nuk munguan as batutat apo edhe lapsuset nga disa prej ligjvënësve të rinj të ardhur në Kuvend pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.
Protagonist në çdo seancë ishte pa diskutim Kujtim Gjuzi, por edhe Halit Valteri me disa denoncime të njëpasnjëshme, si dhe Kostaq Papa e Selami Jenisheri të cilët tërhoqën vëmendjen herë me look-un e herë me komentet e pazakonta./abcnews.al

