7 pyetje që do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse lidhja juaj ka përfunduar

schedule22:30 - 18 Maj, 2021

schedule 22:30 - 18 Maj, 2021

Duke patur parasysh frazën “dashuria është e verbër”, ekspertët sugjerojnë që në muajin e parë të marrëdhënies të jeni veçanërisht të kujdesshëm ndaj “këmbanave” paralajmëruese që tregojnë se vazhdimi nuk do të jetë i mirë.

Kështu që në rast se dyshoni se diçka nuk shkon me ju dhe partnerin tuaj, mund të ndodhë që lidhja juaj ka përfunduar ende pa nisur. Për këtë aryse, duhet t’i bëni vetes disa pyetje, të cilat mund të jenë efikase nëse jepni përgjigje të sinqerta.

1. A ju ka ndihmuar kjo marrëdhënie apo ju ka shkaktuar kryesisht probleme?

2. A ndiheni kryesisht të vetmuar kur jeni pranë partnerit tuaj?

3. A është përkeqësuar shëndeti juaj mendor dhe emocional që nga fillimi i marrëdhënies tuaj?

4. A e keni parë veten duke toleruar në mënyrë sistematike situatat ose duke u frikësuar në mënyra të ndryshme nga partneri juaj?

5. A e injoroni lumturinë dhe dëshirat tuaja, të cilat janë të ndryshme nga ato të partnerit tuaj?

6. A ju bën të ndiheni më keq qëndrimi juaj në këtë marrëdhënie?

7. A ndiheni sikur keni humbur veten gjatë udhëtimit tuaj të përbashkët?