7 pacientë të intubuar, si është situata në spitalet COVID

schedule16:12 - 28 Korrik, 2020

schedule 16:12 - 28 Korrik, 2020

Vijon të rritet numri i pacinetëve në spitalet Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit numri i pacinetëve që kanë nevojë për kujdes shëndetsor ka shkuar në 123 mes të cilëve 7 janë në gjendje të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE: Regjistrohen 117 raste të reja me koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.Sakaq, nga 507 testime janë konfirmuar 117 raste të reja duke e çuar në 4 997 nurmin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 148 kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!