7 nga 10 të shëruar nga Covid, probleme nga antibiotikët

schedule15:04 - 2 Mars, 2021

schedule 15:04 - 2 Mars, 2021

Nga Ema Shazivari

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve gjatë periudhës së pandemisë ka shkaktuar probleme edhe me stomakun.

Nëse më parë probleme si diareja apo transaminozat e melçisë vëreheshin tek personat e alkoolizuar apo me hepatit, tashmë nga 10 pacientë 7 prej tyre paraqiten me këto probleme si pasojë e përdorimit të medikamenteve Covid.

Mjekja gastrohepatologe, Valdete Malaj, tregon për ABC efektet anësore që ka hasur tek pacientët gjatë kësaj periudhe.

Pacientët e ardhur në këtë periudhë pandemi kanë pas transaminoza të larta. Shkak për këto mund të jetë dhe vetë virusi pasi dëmton mëlçinë po ashtu dhe përdorimi i antibiotikëve kanë ndalimin e tyre. Antibiotikët japin efekte anësore sidomos tek moshat mbi 60 vjeç”, ka thënë mjekja.

Jo vetëm antibiotikët, por edhe holluesit e gjakut janë problematike nëse përdoren pa kriter apo pa rekomandimin e mjekut. Mjekja thotë se ka pasur edhe pacientë të cilët janë paraqitur me hemoragji në stomak, si pasojë e tyre.

Ekspertët këshillojnë, që konsumi i antibiotikëve të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut specialist. Si përdorimi oral edhe ai intravenoz, këshillohen të përdoren të shoqëruar me preparate mbrojtëse të stomakut por edhe të mëlçisë./abcnews.al