Pranvera ka ardhur dhe këmisht tashmë po bëhen pjesë e pandashme e look-ut të përditshëm. Ato vishen thjesht mbi një T-shirt me xhinse, pantallona slouchy dhe atlete ose me një kostum në zyrë. Këmisha e bardhë është një ndër elementët e domosdoshëm.
Por ka shumë më tepër modele, të cilat ndryshojnë nga e bardha klasike. Në pasarelat për Pranverë/Verë 2022 zbuluam disa versione nga Max Mara, Miu Miu, oversized me detaje të qëndisura. Vogue sjell disa modele këmishash që spikatën dhe në stilin e rrugës.