Bota është e mbushur me mistere të pazgjidhura. Qytetërimet e panjohura të së kaluarës, artefaktet enigmatike madje dhe monolitët e pashpjegueshëm janë disa nga misteret që shkencëtarët nuk i kanë dhënë dot shpjegim.
Monolitët misterioze me origjinë të panjohur
Këto 2 monolite prej metali u zbuluan në nëntor 2020. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për instalimin e tyre dhe madje ka nga ata që kanë spekuluar se i ngjajnë monolitit në romanin “A Space Odyssey”, e instaluar në Tokë 3 milion vjet më parë nga alienët për të zhvilluar një jetë inteligjente. Pavarësisht nëse është një lloj instalimi pop-art apo diçka me origjinë jashtëtokësore, ata kanë ngjallur interes në të gjithë planetin.
E kaluara tropikale e Antarktidës
Antarktida njihet si kontinenti më i ftohtë dhe më i largët në botë dhe është vërtet e panatyrshme të imagjinohet si një vend tropikal. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që tregojnë zbulimet e fundit të fosileve dhe pyjeve tropikale. Disa prej mbetjeve të fosilizuara të gjetura në ishullin James Ross në Gadishullin Antarktik datojnë 71 milion vjet më parë.
Qytetërimi i humbur në shkretëtirën e Kalahari
Në fund të shekullit të 19-të, ëilliam Leonard Hunt pas një udhëtimi në shkretëtirën Kalahari, pretendoi se kishte zbuluar rrënojat e një civilizimi të humbur. Ky zbulim ngjalli interes të madh në mesin e eksploruesve të kohës. Ekspedita të shumta janë nisur në kërkim të qytetit të humbur, megjithatë, asnjë nuk ishte i suksesshëm.
Gdhendjet antike në bregdetin e Meksikës
Origjina dhe kuptimi i gdhendjeve ende nuk është deshifruar, pasi ato datojnë shekuj më parë. Kjo lë një potencial të madh për gjuetarët e misterit të sotëm për të lënë gjurmët e tyre në histori dhe për të zgjidhur këtë enigmë të ditëve moderne.
Gjurmët e një krijese gjigande në një tempull sirian
Tempulli Sirian Ain Dara është i famshëm, ndër të tjera për disa gjurmë të mëdha gdhendura në të gjithë hyrjen e tij. Madhësia e gjurmëve të këmbëve është 3 herë më e madhe se ajo e një këmbe njerëzore, por është e diskutueshme nëse ato supozohet të jenë nga një gjigand, një njeri apo një kafshë.
Sfera guri në Kosta Rika
Këto monumente gjigande të sferës prej guri janë puna e një civilizimi para-kolumbian që mund të datojnë që nga viti 600 pes. Sipas arkeologut që i zbuloi, ato janë gdhendur duke përdorur gurë të tjerë më të vegjël. Ka nga ata që spekulojnë se gurët janë përdorur për qëllime astronomike. Qëllimi i tyre i vërtetë është akoma një mister sepse civilizimi që i bëri këto sfera u zhduk shumë kohë më parë.
Gobekli Tepe
Arkeologët zbuluan një vendbanim në Turqi të quajtur Gobekli Tepe, që duket si një tempull. Kjo mund të jetë një shenjë se njerëzit në të vërtetë filluan të ndërtojnë tempuj shumë më parë se të fillonin të vendoseshin në qytete të përhershme. /abcnews.al/