Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“7 miliardë dollarë për Gazën”, Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

schedule16:17 - 19 Shkurt, 2026

schedule 16:17 - 19 Shkurt, 2026

Në Washington po mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes, organizimit të rradhës në nivel global në kuadër të paqes. Presidenti amerikan Trump tha se Irani po cënon paqen në Lindjen e Mesme dhe se nuk duhet të posedojë armë bërthamore. Trump shtoi se është krijuar një fond prej 7 miliardë dollarësh për Gazën me kontributin e disa shteteve. Sa i takon dokumentarit të zonjës së parë Melania Trump, presidenti tha se është më i ndjekuri në 20 vitet e fundit.

” Ne kemi pak punë për të bërë me Iranin. Nuk mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme nëse Irani ka armë bërthamore. SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare. Në nëntor u miratua Bordi i Paqes dhe ne po punojmë shumë afër me Kombet e Bashkuara. Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm dhe, në takimin e fundit, u fik teleprompteri. Kisha fjalimin më të bukur; fillimisht ishin problemet me shkallët që u ndaluan. Fatmirësisht ndalova Melanian sepse vendosa dorën në trupin e saj dhe ishte një ndalesë e shkurtër.

Zonja e Parë, Melania, ka një dokumentar të jashtëzakonshëm, por trembem gjithmonë që në një familje nuk ka vend për dy yje. Jemi krenarë për Melanian dhe njerëzit në SHBA e duan Zonjën e Parë. Filmi i saj është më i shituri në 20 vite. Së bashku jemi të përkushtuar të arrijmë paqen. Nuk mendoj se do të jetë e nevojshme të dërgojmë trupa; kanë bërë një premtim që do t’i ulin armët e tyre. Nuk është një vatër radikalizmi dhe terrori.



Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë për një fond për Gazën dhe shumë të tjerë do të kontribuojnë. Ky është takimi ynë i parë; çdo dollar është shpresë për paqen. Është rajon i rëndësishëm, por s’kemi pasur një Lindje të Mesme në paqe. Bota është duke pritur për Hamasin; e vetmja pengesë është Libani me gjëra të caktuara për të cilat po punohet. Duhet të zgjidhim problemin e Libanit. Çelësi ishte që Irani të mos ketë armë bërthamore.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!