Në dimër, magjia është në ajër, por jo për të gjithë. Nëse po qëndroni në shtëpi, ndiheni të lodhur dhe të mërzitur, kat ë ngjarë të vuani nga depresioni dimëror.
Temperaturat e ftohta na detyrojnë të jemi më pak produktivë dhe energjikë. Si rezultat, ndihemi të stresuar dhe të pamotivuar për të bërë ndonjë gjë. Por mos u shqetësoni, këtu ju kemi sjellë disa mënyra për të shmangur depresionin.
Reduktoni dritën blu
Ritmi juaj i gjumit ngatërrohet për shkak të dritës blu. Lirimi i melatoninës ngadalësohet kur jeni më i ekspozuar ndaj dritës për një kohë të gjatë. Nëse rrini me telefon në dorë, do të zgjoheni duke u ndjerë të lodhur dhe të mërzitur, informon abcnews.al. Drita blu gjendet në pajisjet si telefon, kompjuter dhe televizor. Sigurohuni që të mos përdorni mjete teknologjike të paktën një orë para se të flini.
Vishuni pa ndonjë arsye
Të mos kujdesesh për veten kur ndihesh keq është një gabim i zakonshëm që bëjnë njerëzit. Jo vetëm që do të ndiheni të depresionuar por edhe të papastër, gjithashtu. Zgjidh një veshje të këndshme që ju pëlqen më shumë, kujdesuni për lëkurën tuaj dhe rregulloni flokët. Në fund të këto rituali të vetë-kujdesit, do të ndiheni më të motivuar.
Kërceni si të çmendur
Nëse mund t’i përshkruani emocionet tuaja me një fjalë, bëjeni përmes lëvizjes. Ju mund të vrisni dy zogj më një gur, ushtroheni dhe rrisni humorin tuaj. Kërcimi çliron endorfinë (hormonet e lumturisë) që ju ndihmojnë të shmangni depresionin. Përveç kësaj. Kërcimi mund të jetë një pushim i këndshëm nga detyrat e mërzitshme.
Krijoni një tabelë vizioni
Një tabelë vizioni është në thelb një kolazh i përbërë nga foto, shkrime dhe vizatime. Ajo shërben si një motivim i përditshëm për të bërë ëndrrat tuaja realitet. Tabela e vizionit ndihmon që të kuptoni se çfarë doni nga kjo jetë, informon abcnews.al. Vetëm të mendosh për të ardhmen e ndritur dhe suksesin, mund t’ju gëzojë. Merrni imazhe nga revistat e vjetra ose shypni imazhe. Vendosini në tabelë, shtoni shprehje dhe ngjitini në fotot tuaja. Kështu do të ndiheni sikur po pushtoni botën.
Krijoni hapësirën tuaj
Imagjinoni: Ndiheni të lodhur dhe nuk keni motivim për të punuar. Për më tepër, dhoma juaj është një rrëmujë e vërtetë. Hapësira e rrëmujshme shton ndjenjën e përgjithshme të lodhjes. Merrni pak kohë dhe filloni të pastroni dhomën tuaj. Ju duhet të hidhni plehrat, së bashku me negativitetin tuaj. Për ta bërë më të lehtë punën, vendosni dhe pak muzikë për të dëgjuar dhe humori i keq dot ë zhduket.
Merrni një pushim nga rrjetet sociale
Është zhgënyese të shikosh sesi të gjithë në internet po bëjnë një jetë perfekt, veçanërisht nëse ndiheni të dëshpëruar. Pse e torturoni veten? Problemi mund të zgjidhet me një kërcitje gishtash. Thjesht fshini llogaritë tuaja të rrjeteve sociale që ju bëjnë të ndiheni keq. Edhe shkenca e mbështet këtë. Njerëzit që janë të ekspozuar ndaj rrjeteve sociale, ndiheni të vetmuar dhe të dëshpëruar.
Dilni nga shtëpia
Është kaq joshëse në dimër që të qëndrosh në shtëpi mbuluar me batanije, ndërsa jashtë bën ftohtë. Por, kështu, ju do të bini në grackën e depresionit. Provoni të dilni jashtë, të merrni ajër të pastër. Është vërtetuar shkencërisht që rrezet e diellit të reduktuara prodhojnë nivele më të larta të melantoninës./e.b-abcnews.al