7 gjërat më të frikshme në hapësirë

schedule12:06 - 6 Shtator, 2022

schedule 12:06 - 6 Shtator, 2022

Nga Jamie Carter, Live Science

Rajoni midis planetit tonë dhe çdo gjëje tjetër në univers është një e panjohur e madhe – plot me mrekulli të patreguara, objekte qiellore aq të mëdha sa të turbullojnë mendjen dhe disa ngjarje vërtet katastrofike.

Këtu janë shtatë nga gjërat më të frikshme në hapësirë.

Mega–kometat

Shfaqja në sistemin tonë diellor vitin e kaluar e kometës më të madhe të vëzhguar ndonjëherë, ishte diçka vërtet e tmerrshme. Me një gjerësi prej 137 kilometrash dhe me një bërthamë të akullt 50 herë më të madhe sesa mbajtësi i mëparshëm i rekordit, dhe me një masë 100.000 herë më e madhe se ajo e kometës mesatare, kometa C/2014 UN271 (Bernardinelli–Bernstein) është aq e madhe, sa që në fillim u klasifikua si një planet i vogël.

Fatmirësisht, ky top dëbore gjigant parashikohet t’i afrohet jo më shumë se 1.6 miliardë km nga Toka në vitin 2031. Por a mund të ketë në hapësirë më shumë nga këto kometa gjigante?

Kjo është një perspektivë vërtet e frikshme.

Përplasja me Andromedën

Mund të jetë 2.5 milionë vite dritë nga Toka, por Andromeda, galaktika më e madhe gjendet aktualisht në një trajektore të frikshme.

Ajo është nisur drejt nesh, dhe një ditë do të përplaset me galaktikën tonë, Rruga e Qumështit. Fatmirësisht, Andromeda nuk do të arrijë këtu edhe për 3 deri në 5 miliardë vite të tjerë, raporton abcnews.al.

Shpërthimi diellor

Toka goditet vazhdimisht nga grimcat me energji të lartë që vijnë nga Dielli. Shumicën e kohës, fusha magnetike e planetit tonë arrin t’i shmangë këto sulme diellore.

Por herë pas here, disa deformime të fushës magnetike shkaktojnë një shpërthim diellor, i cili lëshon në të gjithë drejtimet sasi të pabesueshme rrezesh X por edhe energji e cila udhëton me shpejtësinë e dritës.

Rezultati mund të jetë ndërprerja e sinjaleve të komunikimit. Një tjetër skenar është përplasja në Tokë e një mase koronale (CME), një lëndë djegëse që dërgon në hapësirë grimcat e magnetizuara.

Nëse CME do të shënjestrojë Tokën, do të përjetojë disa ditë më vonë stuhi gjeomagnetike, të cilat kanë potencialin të ndërpresin rrjetet e komunikimet dhe ato energjitike, raporton abcnews.al.

Stuhia më e fuqishme gjeo-magnetike në historinë moderne, e njohur si Ngjarja Kerrington, ndodhi në vitin 1859, përpara epokës moderne të teknologjisë.

Nëse një stuhi me madhësinë e Kerrington do të ndodhte sot, do të shkaktonte një “apokalips të internetit”, një ndërprerje që mund të zgjasë me muaj. Por mundësia e një stuhie kaq të madhe diellore vlerësohet 1.6-12 për qind çdo dekadë.

Vrimat e zeza në galaktikën tonë

Vrimat e zeza janë pa asnjë dyshim të tmerrshme: Këto mbetje të një ylli masiv që shpërtheu si një Supernova janë aq të mëdha saqë asgjë, madje as drita, nuk mund t’i shpëtojë asaj.

Fatmirësisht, ne mund të shohim nga një distancë e sigurt imazhin e parë të Shigjetarit A* , vrima e zezë supermasive në qendër të Rrugës së Qumështit. Në fund të fundit, ajo ndodhet 26.000 vite dritë larg Tokës, raporton abcnews.al.

Por jo të gjitha vrimat e zeza në Rrugën e Qumështit janë aq të largëta sa ky përbindësh në qendër të galaktikës tone. Mendohet se në Rrugën e Qumështit ekzistojnë mbi 100 milionë vrima të zeza, një pjesë e madhe e të cilave mund të enden nëpër Rrugën e Qumështit.

Këtë vit, shkencëtarët arritën të shihnin përmes teleskopit hapësinor “Hubble” një vrimë të zezë në galaktikën tonë.

Ajo ndodhet vetëm 5000 vite dritë nga Toka.

 Supernova

Nëse një yll shuhet në një shpërthim masiv të quajtur Supernova, çdo gjë brenda një “zone vrasëse” specifike do të fshihet nga valët intensive të rrezatimit. Astronomët kanë llogaritur se zona vrastare shtrihet 40 ose 50 vite dritë nga shpërthimi i një Supernove, dhe asnjë yll i njohur brenda asaj afërsie me Tokën nuk ka të ngjarë të shpërthejë së shpejti.

Megjithatë, ka gjasa që rrezet X me energji të lartë dhe rrezet gama nga Supernovat më të largëta, mund të ndërveprojnë me atmosferën e Tokës dhe të dëmtojnë shtresën e ozonit, gjë që do ta bënte më të lehtë kalimin e rrezatimit ultravjollcë të rrezikshëm nga Dielli.

Një Supernova nuk ka gjasa të ndodhë. Edhe pse një nga yjet më të famshëm, Betelgeuse, është në prag të shndërrimit në një Supernova , ai është gati 650 vite dritë larg, gjë që do të thotë se nuk ka gjasa të ndikojë tek sistemi ynë diellor, raporton abcnews.al.

Supernova më e afërt me Tokën, e vëzhguar drejtpërdrejt nga astronomët në 400 vitet e fundit ishte 1987A (SN 1987A) e zbuluar në Renë e Madhe të Magelanit, një galaktikë satelite e Rrugës së Qumështit, më 23 shkurt 1987.

Asteroidët

Në sistemin tonë diellor fshihen shumë objekte të mëdha, dhe ne njohim vetëm një pjesë të tyre. Atje tej ka të ngjarë të ekzistojë një asteroid i panjohur, që mund të shkatërrojë jetën në Tokë, ashtu si ai që zhduku dinosaurët 66 milionë vite më parë.

Fatmirësisht, ne po zbulojmë çdo ditë më shumë nga shkëmbinjtë hapësinorë të sistemit tonë diellor.

Në fakt, shkencëtarët mendojnë se 90 për qind e objekteve “vrasës të planetit” janë afër Tokës, dhe ato më të mëdha se 1 km në diametrin e tyre janë gjetur se ku ndodhen.

Megjithatë, teleskopi hapësinor “Gaia” i Agjencisë Europiane të Hapësirës, zbuloi këtë vit se ka rreth 10 herë më shumë asteroidë në sistemin diellor sesa mendonin astronomët.

Grupi i ri i të dhënave përfshin më shumë se 150.000 objekte në sistemin diellor, shumica prej tyre asteroidë.

Hija e Hënës

Një eklips i plotë diellor është një ngjarje qiellore magjepsëse. Por mund të jetë edhe i frikshëm.

Pasi në periudhën kur Hëna mbulon 95 për qind të diellit, qielli bëhet më i errët. Temperatura ulet. Fryn një erë e ftohtë mbi ju, dhe trupin tuaj e kaplojnë të dridhurat. Shumë njerëz nis t’i zërë paniku se ndoshta nuk do të kemi më diell, raporton abcnews.al.

Shikimi i rrethit të artë të Diellit me sy të lirë, është kënaqësia që merr cilido që qëndron në hijen e Hënës.

Por ju do të jeni të shqetësuar derisa drita të rikthehet disa minuta më vonë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!