7 gjërat e përditshme që me siguri nuk e dini se bllokojnë poret

schedule10:14 - 2 Prill, 2021

schedule 10:14 - 2 Prill, 2021

Aknet janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës që prekin rreth 90% të të gjithë njerëzve, dhe trajtimi i tyre është shumë i ndërlikuar. Shkaktarët janë nga më të ndryshmet, që ju mund t’i dini. Por më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga gjërat që nuk i dini se bllokojnë poret e lëkurës tuaj.

1. Lëpirja e qenit

Goja e qenve është plot me baktere. Shfaqja e dashurisë nga qeni juaj mund të mos duket e këndshme në fillim, por nëse vuani nga puçrrat pështyma e qenit mund t’i përkeqësojë ata.

2. Puthja

Kur dikush ju puth, hunda e personit prek fytyrën tuaj. Kombinimi i vajit dhe fërkimi mund të shkaktojnë puçrra në fytyrë. Gjithashtu, nëse është mashkull dhe ka mjekër, mund t’ju gërvishtet lëkura dhe të shkaktojë acarim ose shumë puçrra, informon abcnews.al.

3. Telefoni juaj

Në epokën që jetojmë është bërë shumë e vështirë të jetojmë pa telefon. Është zbuluar se telefoni ka më shumë baktere sesa ulësja e tualetit, dhe sa herë që prekim fytyrën me të, jemi të ekspozuar ndaj baktereve dhe mikrobeve. Këto mund të çojnë në bllokim të poreve.

4. Pasta e dhëmbëve

Mund ta keni dëgjuar, por pasta e dhëmbëve nuk rekomandohet për fytyrën. Shumica e llojeve të pastave kanë përbërës natriumin lauril sulfat, që mund të irritojnë lëkurën tuaj dhe ta bëjnë atë më të prirur për puçrra, informon abcnews.al.

5. Tharësja e flokëve

Nëse po vëreni puçrra ose gunga të kuqe përgjatë vijës së flokëve tuaj, në ballë ose mbrapa në qafë, tharësja mund të jetë përgjegjëse. Është gjithmonë një ode e mirë të shikoni nga afër produktet që përdorni, sepse shumë prej tyre bllokojnë poret. Një këshillë e dobishme është të lani fytyrën dhe trupin pasi të përdorni tharësen.

6. Mungesa e gjumit

Gjumi është koha kur trupi ynë rikarikohet. Mungesa e gjumit është treguar se shkakton shumë probleme, përfshirë stresin. Si pasojë, çon në inflamacion të lëkurës dhe rritje të prodhimit të vajit, i cili bllokon poret, informon abcnews.al.

7. Detergjenti i rrobave

Disa përbërës në detergjente rrobash mund të kenë një ndikim të ashpër në lëkurën tuaj dhe të shkaktojnë një reagim të keq në lëkurë, duke qenë se ata mbesin në pëlhurë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!