Vera është një ndër stinët që lejon që të eksperimentosh shumë me veshjet. Shpeshherë burrat, duke tentuar kombinime të reja të modës, injorojnë disa detaje, që në dukje janë të vogla, por shumë të rëndësishme. Më poshtë janë renditur disa nga gabimet të zakonshme të modës që burrat i bëjnë gjatë verës, shkruan abcnews.al.
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur një T-shirt, disa burra përqendrohen vetëm në mënyrën se si përshtatet dhe harrojnë t’i kushtojnë vëmendje mëngëve. Në shumicën e rasteve, mëngët duhet të mbulojë rreth gjysmën e parakrahut, në mënyrë që trupi të ketë përpjesëtimet e duhura. Por është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe llojit të trupit. Nëse një burrë është i gjatë, mëngët më të gjata mund të duken më mirë.
Ndonëse mund të jenë shumë të rehatshme, xhinset nuk janë të duhurat për verën. Zgjidhni pantallona të lehta për përditshmërinë tuaj.
Vera është koha e përsosur për të provuar ngjyra të ndryshme, veçanërisht nëse zakonisht nuk e bëni këtë. Nëse jeni i ri për këtë lloj stili, përdorni veshje me një ngjyrë, por gjithashtu dhe modele me printime të ndryshme.
Rrobat e ngushta ju bëjnë të djersiteni dhe të mos ndiheni rehat kur lëvizni. Nuk do të thotë që ju duhet të visheni gjithmonë me rroba të gjera, por thjesht zgjidhni veshje që theksojnë tiparet tuaja të forta, si krahët dhe shpatullat tuaja dhe që iu bëjnë të djersiteni më pak.
Mos blini pantallona të shkurtra që mbulojnë gjurin, kjo prirje është e vjetër thonë ekspertët e modës. Nëse dëshironi të dukeni tërheqës dhe elegant, pantallonat e shkurtra duhet t’i merrni disa centimetra mbi gju.
Mos vishni çorape të gjata me pantallona të shkurtra.
Nëse përdorni xhaketa, zgjidhni një prej pëlhure të lehtë, sesa ato që vishni gjatë vjeshtës. Gjithashtu, mund të eksperimentoni me ngjyrat, duke zgjedhur diçka më të ndritshme sesa ato tipike blu dhe të zeza.