7 arsye që ndiheni gjithmonë të rraskapitur

schedule14:44 - 8 Tetor, 2020

schedule 14:44 - 8 Tetor, 2020

Edhe nëse flini mjaftueshëm, mund të ndiheni të rraskapitur gjatë gjithë ditës. Kjo mund të shkaktohet nga sindroma e lodhjes kronike, por gjithashtu mund të nënkuptojë diçka më pak të rëndë, e cila mund të parandalohet lehtësisht duke përvetësuar disa zakone më të shëndetshme, sipas Bright Side.

Nuk keni ngrënë si duhet

7 arsye që ndiheni gjithmonë të lodhur (dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të)

Karbohidratet e rafinuara mund të jenë një burim i shpejtë energjie. Kur hani diçka si drithëra në mëngjes, biskota, makarona ose pizza, karbohidratet e rafinuara në to shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak dhe ju ndiheni më energjik. Sidoqoftë, kur nivelet e sheqerit në gjak të bien, do të filloni të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës. Mundohuni t’i zëvendësoni ato me ushqime të pasura me fibra, si tërshëra, thjerrëzat dhe perimet.

Nuk jeni shumë aktiv

7 arsye që ndiheni gjithmonë të lodhur (dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të)

Gaboheni kur mendoni se pasi ktheheni në shtëpi të lodhur pas punës, shtrirja mund t’ju ndihmojë të ndiheni pak më energjik. Por, është e rëndësishme të kryeni të paktën disa ushtrime dy herë të javë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur gjatë gjithë kohës.

Nuk keni bërë një gjumë të rehatshëm

7 arsye që ndiheni gjithmonë të lodhur (dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të)

Mund të ndiheni të lodhur edhe pasi të keni fjetur 7-9 orë. Kjo vjen për shkak se cilësia e gjumit tuaj është po aq e rëndësishme sa edhe orët që flini. Mundohuni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.

Jeni të ndjeshëm ndaj ushqimit

7 arsye që ndiheni gjithmonë të lodhur (dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të)

Nëse ndiheni të lodhur pa ndonjë arsye gjatë ditës, mund të jetë një shenjë se keni intolerancë ndaj ushqimit. Disa nga më të zakonshmet janë gluteni, qumështi dhe vezët.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

7 arsye që ndiheni gjithmonë të lodhur (dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të)

Nëse nuk zëvendësoni ujin që trupi juaj humbet si rezultat i reagimeve të tij biokimike, do të dehidroheni. Kjo mund të çojë në nivele më të ulëta të energjisë dhe ta keni të vështirë përqendrimin. Një studim tregoi se burrat që pinë ujë për të zëvendësuar atë që kanë humbur gjatë punës, ndiheshin më pak të lodhur sesa kur nuk pinin ujë.

Ndiheni të stresuar

Hulumtimet kanë treguar se nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë lodhje. Yoga dhe meditimi mund t’ju ​​ndihmojnë ta lehtësoni atë.

Mund të keni nevojë për më shumë vitamina

https://www.instagram.com/p/B2YW4U3g0nT/?utm_source=ig_embed

Mund të mos merrni mjaftueshëm hekur, vitaminë D apo B12 nga dieta juaj. Disa nga ushqimet që kanë shumë hekur janë spinaqi, brokoli, mishi i kuq dhe gjeli i detit. B12 mund të gjendet në qumësht, vezë, salmon ose mund ta merrni si shtesë. Për të marrë më shumë vitaminë D, hani më shumë kërpudha, peshk të yndyrshëm dhe prodhime deti. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!