7 arsye për ta bindur veten të pini ujë me limon çdo mëngjes

schedule11:26 - 13 Mars, 2021

schedule 11:26 - 13 Mars, 2021

Limoni ka veti magjike për trupin tonë, është i pasur me vitaminë C, kalcium dhe kalium. Dermatologët rekomandojnë konsumin e një gote ujë të vakët me disa pika limon çdo mëngjes. Arsyeja është e thjeshtë, vetitë bakteriale të limonit e bëjnë atë një pije të mahnitshme detoksi që e sjell trupin në harmoni para se të fillojë dita.

Sipas një studimi, në mënyrë që të korrim të gjitha përfitimet e limonit duhet ta përdorim atë të plotë bashkë me lëvozhgën e tij. Studimi tregoi se polifenolët në lëvore ndihmojnë në humbjen e peshës kur ndiqni një dietë me pak yndyrë.

Uji i vakët me limon është pija perfekte për mëngjes pasi i jep një nxitje të jashtëzakonshme sistemit imunitar, shkruan abcnews.al. Ai gjithashtu luan rolin e “pastruesit të gjakut” dhe “mbrojtësit të zemrës sonë”. Vendosni një gotë ujë të vakët me limon në rutinën tuaj ditore dhe do të shihni se sa ndryshe do të ndiheni.

Limonët përmbajnë fibra, të cilat janë të dobishme për shëndetin e zorrës së trashë dhe shërbejnë si një antibakterial i fuqishëm.

Lëngu i limonit ndihmon në ekuilibrimin e niveleve të pH në trupin tonë.

Lëngu i limonit ndihmon në parandalimin e rritjes dhe shumëzimit të baktereve patogjene që shkaktojnë infeksione dhe sëmundje.

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacioneve të kyçeve, pasi tret acidin urik.

Ndihmon në trajtimin e ftohjes së zakonshme.

Përmbajtja e kaliumit në limon ndihmon në ushqimin e qelizave të trurit dhe qelizave nervore.

Një gotë me lëng limoni mund të lehtësojë urthin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!