Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në lumin Mat, ditën e sotme në fshatin Skuraj të Kurbinit. Mësohet se Durim Murrani, banues në Burrel ka humbur jetën sapo është futur në lumë.
53-vjeçari ishte bashkë me familjen. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë.
Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.
Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al