Gjatë 24 orëve të fundit në Malin e Zi kanë humbur jetën 2 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 682 raste të reja.
Mediat bëjnë me dije se në raportin e fundit të autoriteteve shëndetësore nga 1,634 testime janë konfirmuar pozitive 682 raste të reja
Rastet e reja janë në Podgorica 248, Niksic 67, Ulqin 58, Bijelo Polje 45, Cetinje 41, Bar 37, Kotor 30, Budva 28, Berane 24, Mojkovac 23, Herceg Novi 21, Pljevlja 16, Rozaje 16, Andrijevica 13, Danilovgrad 7, Plav 3, Tivat 3, Kolašin 1 dhe Šavnik 1.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 21,533 persona mestë cilëve kanë humbur jetën 328 pacientë. e.su./abcnews.al