681 mln lekë borxhe, bashkia Mallakstër zbulon ç’ndodhi me marrëveshjen që nënshkruan me “ARMO”-n

schedule21:19 - 25 Maj, 2021

schedule 21:19 - 25 Maj, 2021

Emisioni VETTING

“Vetting” për të kuptuar se si ka mundur “ARMO” të shtyjë detyrimet ndaj institucioneve shtetërore për vite me radhë kontaktoi gjithashtu Bashkinë Mallakstër, si një tjetër kreditore preferenciale e kësaj shoqërie, e cila në 10 nëntor të vitit 2016 nënshkroi marrëveshjen nr.2029 për shlyerjen me këste të detyrimeve të grumbulluara prej vitit 2009 nga shoqëria aksionere. Bashkia ka shpjeguar për emisionin ecurinë e marrëveshjes deri më sot.

“Detyrimi që A.R.M.O ka patur në momentin e lidhjes së marrëveshjes ka qenë në shumën 681 262 699 lekë nga e cila 93 964 715 janë gjoba dhe kamatë vonesa. Në këtë marrëveshje palët kanë rënë dakort që A.R.M.O sh.a të likujdoj në një këst të vetëm shumën prej 40 000 000 lekë dhe pjesën tjetër ta likudioj me këste në shumën prej 5 000 000 lekë  çdo muaj.

Shoqëria A.R.M.O sh.a ka kryer likuidimin e shumës prje 40 000 000 lekë dhe më pas nuk ka likujduar detyrimin sipas marrëveshjes. Për moskryerjen e pagesave sipas marrëveshjes nga ana e Bashkisë Mallakastër janë marrë masat shtrënguese duke kryer rivendosjen e barrës hipotekore ndaj A.R.M.O sh.a.

Në lidhje me pikën 3, për detyrimin aktual që shoqëria A.R.M.O  ka ndaj bashkisë Mallakastër kjo shumë është në vlerën 641 262 699 lekë”, sqaron Bashkia Mallakastër.

 …………….

Ky investigim është prodhuar në kuadër të suportit financiar të dhënë nga projekti Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e Albania Quality Journalism, Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe Qendra Fol, mbështetur nga U.S. Embassy-Tirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!