Një 87-vjeçar, i cili ushqehet me mbeturina, ka habitur ekspertët e shëndetësisë.
Amou Jaji nga Irani nuk lahet prej 67 vjetësh, por megjithatë gëzon shëndet të plotë. Ai thotë se ka marrë këtë vendim, pasi nuk do që ta ndjekë tersi.
Ndërkohë, disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore janë shprehur se çuditërisht, ai nuk ka asnjë sëmundje serioze, pavarësisht stilit të tij të jetës.
Sipas “Daily Star”, ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh./abcnews.al