Budva/Sarajevë – “Mundësitë e papërshtatshme të punësimit janë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë. 1 në 3 të rinj janë të papunë, që përkthehet në më shumë se dyfishi i shkallës së papunësisë së të rinjve në BE, 17%.
Sipas Ballkan Barometrit 2022, gjetjet e të cilit do te bëhem publik pas disa ditësh, 18 nga 100 qytetarë të Ballkanit Perëndimor shqetësohen për ikjen e trurit, ndërsa 5 vjet më parë ky numër ishte 10.
Papunësia është një ndër vështirësitë kryesore, me të cilwnu përballen të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimorr. Norma mesatare e papunësisë tek të rinjtë e rajonit përllogaritet rreth 35 përqind, ndërsa 62% e tyre e konsiderojnwu mungesën e mundësive për punësim si problemin më të madh për ta.
67% e të rinjve duan të largohen.
Por, në një notë pozitive, 43% e të rinjve konsiderojnë se është më e rëndësishme ajo që i bashkon se sa ajo çka i ndan. Bashkëpunimi rajonal funksionon. Cdo veprim e aksion që ndërrmerrni, i jep mundësi vendeve tuaja të jenë një hap më pranë mundësive më të mira të punësimit për të rinjtë,” tha Pranvera Kastrati, Koordinatore E Tregut të Përbashkët në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në hapjen e Konferencës Përfundimtare “Laboratori i Politikave Rinore për Papunësinë e të rinjve”, sot në Budva.
Veprimtaria, e quajtur “Jepi zë të rinjve, një rajon i përshtatshëm për JU, organizuar nga Projekti i KBR për të Rinjtë e Ballkanit Perëndimor, mblodhi më shumë se 40 të rinj dhe politikëbërës nga i gjithë rajoni, për të prezantuar aktivitetet e tyre dhe zgjidhjet për çështjet e të Rinjve. Krahas znj. Kastrati, aktivitetin e hapi znj. Ana Tome De Freitas Mariguesa Lorentzen, Menaxhere e Programit në Delegacionin e BE-së në Mal të Zi.
“Ishte pikërisht një vit e gjysmë më parë, më 14 dhjetor 2020, kur ju thamë ‘Mirë se erdhët’ për herë të parë. Tani jam këtu për t’ju thënë ‘urime’ për aplikimin me sukses të zgjidhjeve të krijuara përmes projektit Youth Lab. Sot mund t’ju falënderoj për idetë, qasjet, raportet, ndryshimet e ligjit dhe shumë më tepër,” shtoi Kastrati.
“Udhëtimi ynë ishte më shumë se një projekt shkencor – ai është real dhe prodhoi rezultate që do të transformojnë vërtet mënyrën se si po bëhen gjërat: Laboratori nxori 11 rekomandime, ndërtoi kapacitete përmes trajnimeve të tij dhe zgjidhjeve të zhvilluara.
Gjenerata e vitit 2020 – 2022 – KUDOS PER JU. Ju thyet akullin. Ju treguat se funksionon një proces i cili nisi si eksperimental dhe synonte t’ju jepte një vend të rinjve në tryezë me politikëbërësit, për të krijuar politika më të mira.
Për më tepër, jo vetëm që vërtetuat se mund të bëhet, ju gjithashtu hapët rrugën për Grupin e Ekspertëve të Laboratorit të Dytë të Politikave Rinore për Shëndetin Mendor,” përfundoi Ognjen Markoviç, Drejtues i Ekipit të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor të KBR. /abcnews.al