Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

66-vjeçari kapet me drogë: E bëj për djalin, shmang blerjen nga të tjerët

schedule19:25 - 12 Tetor, 2020

schedule 19:25 - 12 Tetor, 2020

Një 66-vjeçar nga Terni në Itali, është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Por historia nuk është një rasti që dëgjojmë shpeshherë për arrestimet ndaj personave për kultivim të lëndëve narkotike.

66-vjeçari ka treguar se djali i tij konsumonte drogë dhe se këtë veprim e bënte që djali të shmangte blerjen e drogës nga njerëz të parëndësishëm.

Ndërkohë 66-vjeçari nuk njihet si person problematik dhe aktualisht është në “arrest shtëpie”, ndërsa djali i tij 28-vjeç ndodhet në paraburgim, shkruajnë mediat italiane.

“Unë rris marihuanë për djalin tim, pasi ai e konsumon atë. Në këtë mënyrë e shmang që ta blejë nga njerëz jo të mirë”, kështu u justifikua ai në prani të karabinierëve.

Sakaq policia zbuloi në bodrumin e tij bimë të shumta marihuanë gati për tharje, ndërsa disa substanca të tjera ishin të paketuara dhe të vendosura në vazo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!