650 mijë euro për Xhixhën e Seferin, Tirana ka pretendime të tjera

schedule09:02 - 6 Gusht, 2022

schedule 09:02 - 6 Gusht, 2022

Taulant Seferi dhe Redon Xhixha ishin nga lojtarët më të spikatur në Superiore sezonin e shkuar, teksa ndihmuan Tiranën të dilte kampione e vendit.

Ata kanë marrë disa oferta këtë verë dhe bardheblutë deri më tani nuk janë pajtuar me to, që t’i shesë dy sulmuesit.

Panorama-Sport shkruan se Boluspor në Turqi ka ofruar 150 mijë euro për Xhixhën dhe oferta e tyre është refuzuar.

Për Taulant Seferin, pjesë edhe e kombëtares shqiptare, për Tiranën janë ofruar 500 mijë euro nga Ukraina. Kryeqytetasit duan 700 mijë euro për ta shitur. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!