Sipas të dhënave më të fundit, shteti i Brazilit ka thyer rekordin e mëparshëm për numrin më të madh të vrasjeve në një vit. Statistikat shokuese tregojnë një rritje me 3% nga viti i kaluar, sipas Forumit të Sigurisë Publike në Brazil.
Përdhunimet gjithashtu janë rritur me 8% duke arritur numrin 60,018, ndërkohë 4,539 gra u vranë duke e rritur numrin e këtyre vrasjeve në 2.1%. Brazili ka qenë për një kohë të gjatë në krye të listave në lidhje me numrin e madh të vrasjeve të njëpasnjëshme.
Banorët shprehen se janë të tmerruar dhe se nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre. Krimi i organizuar është arsyeja kryesore se përse këto shifra vazhdojnë të rriten.
Raporti përfundimtar tregoi se ndodhin rreth 14 vdekje në ditë. Gjithashtu rreth 1000 gra janë vrarë si pasojë e krimeve që lidhen më diskriminimin ndaj tyre.
Problem kryesor mbetet fakti se këto krime nuk marrin zgjidhje në Brazil. Në këtë mënyrë dërgohet dhe mesazhi i gabuar se mund të vrasësh dhe t’ja hedhësh pa u lagur./abcnews.al