63-vjeçarja që mashtroi për 19 vite, vidhte mallra dhe i shiste në Ebay

schedule13:02 - 5 Tetor, 2020

schedule 13:02 - 5 Tetor, 2020

Një grua nga Teksasi që bëri miliona dollarë duke vjedhur dyqane në të gjithë vendin dhe më pas duke shitur mallrat e vjedhura në eBay është dënuar me 54 muaj burg. Kim Richardson pranoi të paguante 3.8 milion dollarë dëmshpërblim, pas një hetimi nga Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimit Sekret.

Richardson vodhi në shumë vende të ndryshme. Ajo përdorte mjete specifike për të çaktivizuar pajisjet e sigurisë dhe dilte nga dyqanet duke vendosur mallin e vjedhur në një çantë të madhe të zezë që ajo mbante”, thanë autoritetet sipas CNN, për 63-vjeçaren që e kryente këtë skemë për 19 vite me radhë.

Avokati Ryan Patrick tha ishte e pabesueshme që 63-vjeçarja mund të shkonte aq larg sa të përdorte “mjete për vjedhjen e dyqaneve”, të cilat çaktivizonin pajisjet e sigurisë. Gjykata tha se do të ishte “praktikisht e pamundur” të identifikonte të gjithë ata që ishin viktimë e skemës së Richardson. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!