62 vjeçarja italiane sjell në jetë një vajzë, fekondimi u krye në Shqipëri

schedule15:03 - 15 Nëntor, 2018

schedule 15:03 - 15 Nëntor, 2018

Një 62 vjeçare italiane, beqare, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në një maternitet në Romë. Asaj i ishte refuzuar e drejta për fekondim në Itali për shkak të moshës, kështu që nëna e re zgjodhi Shqipërinë për të kryer këtë proces. E tashmë ajo ka në krahë vajzën e saj, duke shpresuar që të jetë me të deri sa të mbushë 18 vjeç.

Mbeti shtatzënë falë fekondimit in Vitro, në Shqipëri, e tashmë një 62 vjeçare italiane ka sjellë në jetë në një maternitet të Romës, fëmijën e saj të parë. Vajza ka lindur me peshë 3 kilogramë e 200 gramë dhe të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat italiane i kanë dhënë jehonë të madhe kësaj ngjarjeje për shkak të moshës të nënës së re dhe faktit se ajo është beqare. Nuk bëhet i ditur emri i strukturës në Shqipëri, ku gruaja ka kryer fekondimin in vitro, pasi u refuzua në Itali, sepse kishte kaluar kufirin e moshës. Në Itali mosha e lejuar për fekondimin është 43 për në maternitetet publike dhe 50 për në ato private.

Gruaja me profesion infiermiere ka treguar për mediat italiane se ka pritur me vite të tëra për njeriun e duhur, dhe pasi u dorëzua kishte vendosur të mos hiqte dorë nga të qenurit nënë. Ajo theksoi se i majfton të shoqërojë vajzën e saj deri në moshën 18 vjeç dhe më pas ajo mund të ecë vetë, pasi fëmijët duhet të jenë të pavarur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!