Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Arbër Çekaj, Dinaldo Lushajn dhe Armando Pezaku.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatëve të Arbër Çekajt dhe Donado Lushaj.
I vetmi që ishe paraqitur ishte avokati i Armando Pezakut. Ndërkaq, gjykata vendosi të gjobisë me 50 mijë lekë avokatet Maks Haxhia, Faslli Ceka dhe Dritan Jahaj pasi munguan. Gjykata do të njoftojë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
Arbër Çekaj ka kundërshtuar vendimin e datës 15 shtator të GJKKO për dënimin e tij me 14 vite burg për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në vitin 2018.
Në ankimin e dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Çekaj kërkon pafajësi duke hedhur poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike. g.v/abcnews.al