“613 kg kokainë”, u dënua me 14 vite burg nga GJKKO, Arbër Çekaj kërkon pafajësi

schedule12:11 - 29 Shtator, 2020

schedule 12:11 - 29 Shtator, 2020

Arbër Çekaj ka kundërshtuar vendimin e datës 15 shtator të GJKKO për dënimin e tij me 14 vite burg  për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në vitin 2018.

Në ankimin e dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Çekaj kërkon pafajësi duke hedhur poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai thotë se vendimi nuk është marrë në përputhje me vlerësimin e drejtë të provave dhe në analizë të plotë ligjore të figurës së veprës penale.

“Vlerësojmë se vendimi i marrë nga ana e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është marrë në përputhje me vlerësimin e drejtë të provave konform nenit 152 të K.Pr.Penale, dhe në analizë të plotë ligjore të figurës së veprës penale.

Nga provat e administruara në fazën e hetimit, për shkak të procedimit me formën e gjykimit të posaçëm, atë të gjykimit të shkurtuar, është provuar plotësisht fakti ligjor se nuk provohet autorësia e të gjykuarit Arbër ÇEKAJ në pjesëmarrjen e tij në një veprimtari të kundra ligjshme apo krijimin e një grupi të strukturuar kriminal penalisht, siç ka deklaruar gjykata ditën që ka shpallur vendimin”, thuhet në kërkesën e Arbër Çekajt.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!