Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka shtyrë për më 8 Janar 2020 vendimin për Arbër Çekajn, si dhe për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun. Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurit Donaldo Lushaj.
Ndërsa Çekaj u shpreh kundër prokurorit të çështjes, Edvin Kondili, për të cilin pretendon se nuk do të jetë më prokuror i çështjes.
Arbër Çekaj akuzoi prokurorin Edvin Kondili se ka manipuluar provat gjatë hetimit dhe e ka kallëzuar në Prokurori. Ai ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një kërkesë ku kërkon përjashtimin e Kondilit nga çështja.
Prokurori në fjalë ka kërkuar 21 vite burg për Arber Cekajn, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në magazinat e Arbri Garden në Durrës. Për shoferin Armando Pezakun është kërkuar 8.8 vite burg, ndërsa për menaxherin e kompanisë, Donaldo Lushaj, është kërkuar 14 vite burg. /abcnews.al