600.000 euro fitime, por kontrolli kap shqiptarin

schedule09:08 - 2 Korrik, 2019

schedule 09:08 - 2 Korrik, 2019

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e autoriteteve italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Siç shkruajnë mediat, arrestimi 30-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u bë pas hetimeve të policisë në lidhje me trafikun e drogës në Tricesimo.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën 800 gramë kokainë. Gjithashtu aty fshiheshin peshore dhe mjete të tjera që shërbejnë për ndarjen e drogës në doza. Siç mësohet, i riu jetonte prej kohësh në Itali.

Autoritetet e sekuestruan lëndën narkotike, e cila për shkak të cilësisë mjaft të mirë, pasi të ndahej në doza, pritej të sillte fitime deri në 600.000 euro për shqiptarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!