60-vjeçari në Baldushk i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

schedule20:24 - 11 Qershor, 2021

schedule 20:24 - 11 Qershor, 2021

Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mustafakoç në Baldushk.

Ndërkohë nuk dihen shkaqet që e kanë bërë 60-vjeçarin Sh.U., të marrë këtë vendim tragjik. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk, është vetëvarur në një pemë shtetasi Sh. U., 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!