Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në Tiranë në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.
“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=ACId3D5I4VY
Sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje aq më shumë politika i merr parasysh hallet, shpresat dhe ëndrrat tona. Janë vetëm 5 minuta, votoni, votoni, votoni” ishte apeli i PS.
Deklarata është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama me thirrjen “votoni”.
Forcat kryesore politike në Shqipëri PS dhe PD kanë bërë thirrje të herëpashershme gjatë ditës drejtuar popullit që të shkojë të shprehë vullnetin me votë./ db/ Abcnews.al