Dusan Vlahovic është kthyer në një fiksim të Arsenalit. “Topçinjtë” po bëjnë çmos ta transferojnë sulmuesin serb nga Fiorentina.
“Corriere della Sera” raporton se londinezët ofrojnë për kartonin e golashënuesit 60 milion euro dhe një lojtar.
Arsenali po mundohet të përfshijë në marrëveshje mesfushorin Lucas Torreira, i cili është i huazuar për momentin te klubi italian.
Fiorentina duhet të mendohet për ofertën, por nuk e ka gjithçka vetë në dorë pasi në lojë janë edhe agjentët e sulmuesit.
Ata po kërkojnë komision të majmë për transferimin e Vlahovic dhe te Fiorentina ka pasur disa qëndrime kundër tyre. / abcnews.al