6 zakone të përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

schedule10:07 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:07 - 19 Shkurt, 2021

Shumica e grave mund të ndjekin tendencat më të fundit të thonjve, por duhet patur parasysh se substancat e ndryshme mund të mos jenë të shëndetshme për ta, duke shkaktuar dëmtimin e tyre. Bright Side ka renditur disa faktorë që ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të thonjve.

Përdorimi i shpeshtë i llakut të flokëve

7 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Nëse jeni përdorues i llakut të flokëve, mund t’i dëmtoni thonjtë pa e kuptuar as vetë. Llaku përmban deri në 50 përqind alkool, duke i bërë thonjtë e dobët dhe të brishtë.

I përdorni thonjtë si “mjete”

7 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Shpeshherë, ne përdorim thonjtë qoftë për të hapur një pije apo për të gërvishtur një afishe. Por nëse e bëni rregullisht, kjo do t’i dëmtojë thonjtë duke çuar në çarjen e tyre.

Hiqni kutikulat

7 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Edhe pse estetistët thonë se kutikula nuk do ta lejojë manikyrin të duket bukur, në fakt heqja e tyre bën që thonjtë të bëhen më të prekshëm ndaj infeksioneve dhe baktereve.

I mbani tipsat shumë gjatë

7 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Mbajtja e tipsave për një kohë të shkurtër është më e shëndetshme. Nëse i mbani për shumë gjatë mund të mbajnë lehtësisht papastërti dhe bakteret shkaktojnë infeksione.

E lini manikyrin për shumë gjatë

7 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Lënia e manikyrit për javë të tëra, mund t’i rrezikojë thonjtë tuaj. Ngjashëm me lëkurën, dhe thonjtë thithin substanca që aplikohen në sipërfaqen e tyre.

Përdorimi i këpucëve të ngushta

7 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Masa e gabuar sjell telashe për thonjtë e këmbëve. Kjo pasi i shtypin fort thonjtë, e cila shkakton çarje. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që këpucët iu përshtaten mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!