Si mund të ndizni pasionin në marrëdhëniet afatgjata dhe të përmirësoni jetën tuaj seksuale? Psikologu, terapisti dhe studiuesi amerikan, John Gottman zbuloi në një intervistë për “Psychology Today”, se çfarë nevojitet në të vërtetë për një jetë të mirë seksuale afatgjatë.
“Çfarë do të mbajë gjallë romancën dhe pasionin? Bazuar në rezultatet e një sondazhi të kryer në 70,000 çifte në 24 vende, zbulova se çfarë zakonesh të përditshme kanë njerëzit me një jetë seksuale të shkëlqyer dhe këto janë gjëra vërtet të thjeshta”, tha Gottman.
1. Çdo ditë ata i thonë njëri-tjetrit se e duan njëri-tjetrin dhe mendojnë vërtet kështu.
2. Ata puthen me pasion pa asnjë arsye.
3. Ata komplimentojnë njëri-tjetrin.
4. Daljet e përbashkëta.
5. Tregoni butësi në publik.
6. Ata flasin hapur për jetën e tyre seksuale. /abcnews.al