6 vite pas aksidentit fatal, Schumacher do t’i nënshtrohet një operacioni

schedule14:39 - 11 Qershor, 2020

schedule 14:39 - 11 Qershor, 2020

Michael Schumacher do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni nga një mjek i njohur botëror, në përpjekje për të rigjeneruar sistemin e tij nervor. Ikona e Formula 1 pësoi një aksident të tmerrshëm me ski rreth 6 vjet e gjysmë më parë dhe gjendja e tij fizike është ruajtur me privatësi të madhe nga të afërm dhe familjarë.

 

Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në vitin 2013 dhe operacioni i fundit do të zhvillohet në ditët në vijim. Ai do të kryhet nga një profesor dhe kardiolog francez, Dr Philippe Menasche. Ai është një pionier në fushën e mjekësisë, me famë botërore dhe e ka operuar kampionin Schumacher edhe më parë, shtatorin e kaluar.

Mjeku e njeh teknikën e ndërhyrjes në zemër dhe rezultatet kanë treguar se është një procedurë e sigurt. 51-vjeçari i Formulës 1 do të zëvendësojë qelizat e dëmtuara me qeliza të rigjeneruara nga palca e kockave ose gjaku.

 

Ai ishte në gjendje kome për gjashtë muaj pas dëmtimit në kokë nga aksidenti në vendpushimin popullor të Meribel në Alpe. Pas 254 ditësh u kthye në shtëpi, ku kryesisht ndodhet që nga ajo kohë.

Edhe pse është ruajtur privatësia, Jean Todt, ish-menaxher i Ferrari-t, tha vitin e kaluar se shëndeti i tij kishte përmirësime dhe se kampioni mund të shikonte garat e F1 në televizion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!