6 veprime që duhet t’i shmangni kur keni sherre në çift

schedule13:14 - 6 Prill, 2021

schedule 13:14 - 6 Prill, 2021

Është shumë e lehtë të lëndosh një person me fjalët që thua apo me veprimet që bën. Pas kësaj, pakënaqësia mund të zgjasë shumë gjatë sa mund të çojë edhe në divorc. Më poshtë ne do ju tregojmë disa veprime të cilat nuk duhet t’i bëni asnjëherë nëse po debatoni me të dashurin apo të dashurën tuaj.

1. Mos përfshini anëtarët e tjerë të familjes në zënkën tuaj

Sherri ka të bëjë vetëm me ju të dy, jo me të tjerët. Duke tërhequr prindërit në konflikt, rrezikoni që një sherr i vogël të kthehet në një rrëmujë të vërtetë familjare. Edhe nëse do të keni sërish harmoni, anëtarët e familjes ka shumë të ngjarë të mendojnë se ju keni vetëm probleme dhe se sulmoni njëri-tjetrin sapo t’u jepet mundësia.

2. Shmangni dhunën

Kur zihemi, tregojmë anën tonë më të keqe, apo jo? Disa, duke u përpjekur të tregojnë forcën e tyre, ushtrojnë dhunë. Mos e lejoni veten ose partnerin të përdorë dhunë, pa marrë parasysh sesa të zemëruar jeni. Dhimbja fizike e shkaktuar nga i dashuri do t’i vrasë ndjenjat që dikur ju lidhën, informon abcnews.al.

3. Mos flisni për divorc

Kur thoni “do të divorcohemi” gjatë një sherri, është fyerja më e madhe që mund të bëni. Këto fjalë mund të dëmtojnë ndjenjat e partnerit tuaj shumë keq. Dhe sa më shpesh ta thoni aq më shpjet do të ndodhë. Nëse e doni njëri-tjetrin, mos flisni kurrë për ndarje.

4. Kurrë mos u largoni nga shtëpia në mes të një debati

Largimi nga shtëpia në mes të një sherri tregon sesa pakëndshëm ndiheni duke qëndruar nën të njëjtën çati me partnerin tuaj. Të përplasni dyer dhe të lini konfliktin e pazgjidhur, e gjitha kjo do t bëjë atë të mendojë dy herë për pjekurinë tuaj. Më mirë prisni sa të qetësohet situata, pastaj diskutoni dhe zgjidhni problemet duke komunikuar si dy të rritur, informon abcnews.al.

5. Mos flini veç e veç

Duke fjetur veçmas, tregon se ju nuk jeni gati të lini gjithçka ndodhi pas. Rutina e përditshme, siç është fjetja së bashku, do të lehtësojë atmosferën dhe do të zgjidhë shpejt konfliktin. Ju mund të flini me kurriz, por në mëngjes do të zgjoheni në krahët e njëri-tjetrit, pa aluzionin e luftës së mbrëmjes së kaluar.

6. Asnjëherë mos u zini në publik

Nëse i lejoni vetes apo partnerit të ziheni në publik, kjo do të thotë se nuk e respektoni njëri-tjetrin ose njerëzit përreth. Vendi më i mirë për të diskutuar problemet në çift është shtëpia./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!