6 truke për ta karikuar baterinë e telefonit më shpejt

schedule21:23 - 29 Qershor, 2021

schedule 21:23 - 29 Qershor, 2021

Telefonat inteligjentë e kanë bërë jetën tonë shumë më efikase, por me gjithë të mirat që sjellin smartphone, ka dhe një të keqe: duhet ta karikosh. “Bright Side” ka renditur disa mënyra për ta karikuar telefonin më shpejt.

Përdorni gjithmonë metodën e karikimit me kabllo.

7 truket për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë të jetë e mundur

Ndërsa karikimi me wireless mund të duket i mrekullueshëm, në të vërtetë nuk është një metodë efikase. Energjia zakonisht shkon direkt në telefon kur përdorni një kabllo, por me wireless, shumë nga ajo energji humbet në formën e nxehtësisë.

Aktivizoni opsionin e kursimit të energjisë.

7 truket për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë të jetë e mundur

Telefonat kanë cilësime të ndryshme për kursimin e energjisë. Sidoqoftë, thelbi i kësaj është kjo: mënyra e kursimit të energjisë do të ulë gjëra të tilla si ndriçimi i ekranit, funksioni i CPU-së dhe përdorimi i të dhënave, dhe, për këtë arsye, më shumë energji mund të shkojë drejt karikimit të telefonit tuaj në vend që ta përdorni atë.

Menaxhoni aplikacionet që shkarkoni.

7 truket për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë të jetë e mundur

Shkoni tek cilësimet e baterisë, ku mund të gjeni listën e aplikacioneve të shkarkuara në telefon dhe që përdorin më shumë bateri. Menaxhimi i aktivitetit të aplikacioneve do të bëjë që telefoni të karikohet më shpejt pasi azhurnimet e panevojshme nuk do ta konsumojnë baterinë.

Pastroni portin e karikimit.

7 truket për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë të jetë e mundur

Për shkak të papastërtive që mblidhen në vendin e karikimit me kalimin e kohës, telefoni mund të mos karikohet aq shpejt sa duhet. Pastrojeni me pak ajër të kompresuar.

Mos lejoni që telefoni të nxehet shumë.

7 truket për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë të jetë e mundur

Telefoni ka një sistem të integruar të kontrollit termik, i cili rregullon temperaturën e tij. Gjithashtu vepron si një mbrojtje për të parandaluar mbinxehjen. Për të mos e lejuar mbinxehjen, mbajeni telefonin larg rrezeve të diellit dhe fikeni gjatë karikimit.

Zëvendësojeni baterinë e vjetër me një të re.

7 truket për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë të jetë e mundur

Bateria e litiumit degradon me kalimin e kohës dhe në këtë mënyrë telefoni do të karikohet më ngadalë. Zëvendësojeni me një të re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!