Oleh Syniehubov, guvernatori ushtarak i rajonit të Kharkiv në Ukrainë, tha të martën se granatimet ruse kishin vrarë gjashtë persona dhe plagosën tetë të tjerë në qytetin e Kharkiv dhe rajon gjatë ditës së kaluar.
“Gjatë ditës së kaluar, pushtuesit kanë bërë 54 sulme nga armë të ndryshme me rreze të gjatë: sulme artilerie, granatime me mortaja dhe tanke, granatime MLRS. Rrethet e Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur. Në mesin e popullatës civile ka viktima të bombardimeve të djeshme në Kharkiv dhe Chuhuiv. Në Kharkiv ka katër të vdekur, tre persona u shtruan në spital. Në rrethin Chuhuiv -dy të vdekur, pesë të plagosur”, u shpreh guvernatori ushtarak.
Të hënën, kolonel Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia po fokusonte përpjekjet për të rrethuar trupat e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në lindje të vendit dhe për të kapur qytetin e Kharkiv.
“Rajoni i Kharkiv është gati për çdo skenar, Forcat tona të Armatosura të Ukrainës janë në pozicione dhe mbrojnë rajonin. Ne duhet të mbajmë një prapavijë të fortë,” tha Syniehubov.
/Abcnews.al/