6 shenja që tregojnë se ai po sforcon veten për t’ju dashur

schedule15:55 - 16 Mars, 2021

schedule 15:55 - 16 Mars, 2021

Fatkeqësisht, ka raste kur njerëzit nuk i duan vërtet partnerët e tyre, por vazhdojnë të jenë së bashku me ta dhe e sforcojnë veten të duan. Duket vërtet e çuditshme dhe jo normale. Askush nuk do të donte të jetonte me personin që pretendon se i do.

Sidoqoftë, kjo ndodh. Disa njerëz janë thjesht të dëshpëruar dhe nuk duan të qëndrojnë vetëm, të tjerët thjesht qëndrojnë sepse partnerja e tyre është  një person i shkëlqyer dhe mendojnë se me kohën do ta duan. Cilado qoftë arsyeja, është e tmerrshme.

Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë 6 shenja që tregojnë se partneri juaj po e sforcon veten për t’ju dashur.

1. Ai ju pyet nëse dëshiron të ndaheni

Ka raste kur burrat kanë frikë të lëndojnë ndjenjat tuaja dhe t’ju thyejnë zemrën. Kjo është arsyeja pse disa prej tyre e kanë të vështirë të largohen nga ju. Nëse ai ju pyet në doni të ndaheni, ai në këtë mënyrë përpiqet t’ua lërë ju peshën.

2. Ai i shmang temave të vështira

Kur njerëzit marrin vendimin për të ndarë jetën së bashku, ata e marrin parasysh se do të ketë dhe momente dhe biseda të vështira. Është një pjesë e marrëdhënies afatgjatë, që ju ndihmon të njiheni më mirë dhe të keni një marrëdhënie të lumtur. Nëse ai i shmanget bisedave të tilla, kjo do të thotë se nuk e kupton sa të rëndësishme janë dhe nuk mendon për të ardhmen e përbashkët, informon abcnews.al.

3. Ju jeni ajo që filloni gjithçka

Në një marrëdhënie të lumtur dhe solide, ku njerëzit e duan vërtet njëri-tjetrin, të dy partnerët punojnë për marrëdhënien e tyre. Nëse ju jeni ajo që përpiqet gjithmonë për të zhvilluar marrëdhënien tuaj, është koha t’i thoni lamtumirë partnerit tuaj.

4. Ai donte të ishte dëshpërimisht në një marrëdhënie kur u takuat

Ka njerëz që nuk mund të imagjinojnë gjë më të keqe sesa të qenit vetëm. Nëse ai është një nga këta njerëz, ka shumë pak mundësi të keni sukses në marrëdhënien tuaj. Ai nuk ju do juve, thjesht nuk do të jetojë i vetëm, informon abcnews.al.

5. Ai është jashtëzakonisht emocional

Nëse keni qenë miq para se të fillonit marrëdhënien tuaj romantike dhe tani sjellja e tij është krejtësisht ndryshe, ka diçka që nuk shkon. Sidoqoftë, nëse keni disa dyshime në lidhje me sjelljen e tij ndaj jush, është më mirë të flisni sesa të vuani nga mendimet negative. Mund të ketë ndonjë problem tjetër që nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien tuaj.

7. Ai përpiqet të ndryshojë gjërat normale rreth jush

Kur ne e duam me të vërtetë dikë, i pranojmë siç janë. Nëse ai nuk mund t’i durojë disa nga zakonet tuaja ose dëshiron të ndryshojë diçka në jetën tuaj apo në pamjen tuaj, duhet të flisni me të. Kjo mund të thotë se ai thjesht nuk ju do./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!