Kamerat e sigurisë pranë vendit ku u ekzekutua 50-vjeçari, Ahmet Toska në Fier, mund të “tradhtojnë” autorët.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se policia vazhdon te hetojë dhe të pyesë banorët.
50-vjeçari ka marrë 6 plumba, ndërsa pamjet e 12 kamerave sigurie pranë vendngjarjes janë duke u kontrolluar. Ndërsa një kamer ndodhet përballë një shkolle 9-vjeçare, shumë pranë vendit të ngjarjes, por nga të dhënat paraprake thuhet se kjo e fundit nuk ka fiksuar asgjë.
Ndërkaq, sipas banorëve autori ka qenë i maskuar dhe me kapuç.
Mëoshet se kjo është rruga që 50-vjeçari bënte çdo ditë, dilte në rrugën kryesore nëpërmjet një rrugice, çonte gruan në punë në një furrë bukë, më pas pinte kafen dhe shkonte në punë edhe vetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ndërkohë policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit. g.v/abcnews.al