6 plumba ndaj 50-vjeçarit, 12 kamera mund të “tradhtojë” autorët

schedule10:54 - 26 Tetor, 2020

schedule 10:54 - 26 Tetor, 2020

Kamerat e sigurisë pranë vendit ku u ekzekutua 50-vjeçari, Ahmet Toska në Fier, mund të “tradhtojnë” autorët.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se policia vazhdon te hetojë dhe të pyesë banorët.

LEXO EDHE: Ulërimat e gruas së 50 vjeçarit zgjuan lagjen, fqinji: Ishte njeri i respektuar, autori mund ta ketë ngatërruar

50-vjeçari ka marrë 6 plumba, ndërsa pamjet e 12 kamerave sigurie pranë vendngjarjes janë duke u kontrolluar. Ndërsa një kamer ndodhet përballë një shkolle 9-vjeçare, shumë pranë vendit të ngjarjes, por nga të dhënat paraprake thuhet se kjo e fundit nuk ka fiksuar asgjë.

Ndërkaq, sipas banorëve  autori ka qenë i maskuar dhe me kapuç.

Mëoshet se kjo është rruga që 50-vjeçari bënte çdo ditë, dilte në rrugën kryesore nëpërmjet një rrugice, çonte gruan në punë në një furrë bukë, më pas pinte kafen dhe shkonte në punë edhe vetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ndërkohë policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!