6 persona sherr me karrige, policia: 5 të shoqëruar, disa të plagosur, njëri në spital

schedule10:39 - 11 Tetor, 2021

schedule 10:39 - 11 Tetor, 2021

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me sherrin e ndodhur këtë mëngjes afër shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. 6 persona janë përfshirë në këtë përplasje fizike e nisur në lokal dhe e pëfunduar në rrugë me karrige kokës. Në komisariat janë shoqëruar 5 prej tyre, kurse të plagosur kanë mbetur disa prej të përfshirëve në sherr, ndërsa njëri është në spital për ndihmë mjekësore.

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës  së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta”, thotë policia.

Lexo edhe: Sherr me karrige kokës dhe të shtëna në mes të Tiranës, 4 të plagosur, 2 të shoqëruar

Sipas policisë në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.”Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit”, nënvizon më tej policia. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të sherrit./be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!