Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

6 persona me shkopinj bejsbolli terrorizojnë familjen në Kuçovë, si u ndoq e dhunua 34-vjeçari

schedule14:00 - 10 Tetor, 2021

schedule 14:00 - 10 Tetor, 2021

Një sherr i nisur në rrugë ka bërë që 6 persona t’i shkojnë në shtëpi një 34 vjeçari në Kuçovë, duke e dhunuar me shkopinj bejsbolli.

Familja e Arbër Liços pretendon se dy ditë më parë është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona. Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Liço pretendon se 6 persona i kanë shkuar në shtëpi me shkopinj bejsbolli dhe kanë tentuar t’i hyjnë me forcë brenda.

Arbri thotë se kanë rrahur me shkopinj bejsbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup. Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, autorët sipas Liços edhe i kanë kërcënuar duke thënë “jeni të vdekur”. Arbri ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në banesën e tij në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.

Kam qenë duke u kthyer nga puna në hyrje të Kuçovës rreth orës 6 . Ka qenë Loni Malaj me një person të quajtur Xhelo të cilët më kanë sharë dhe më kanë ofenduar. Arsyen nuk e di, kam ndaluar makinën dhe i kam pyetur pse më shanin, kanë vazhduar po njësoj duke sharë. Kam shkuar në shtëpi, më pas më ka ardhur Loni Malaj bashkë me djalin e vet Gert Malajn me shkopa bejsbolli kanë dhunuar banesën, më kanë sharë, më kanë ofenduar, më kanë kërcënuar mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam byllur portën me celës, nuk i kam lënë të hyjnë brenda. Lon Malasin e njoh, Gert Malasin e njoh, personat e tjerë me fytyrë i njoh“, tha Arbri Liço.

Pas kësaj ai ka bërë edhe një kallzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Loni Malasi në polici ka deklaruar se konflikti nisi nga Arbër Lico. Ky i fundit sipas tyre ka qenë duke i shtypur tek vijat e bardha në rrugë. Siç kanë thënë ata Loni Malasi e ka share Liçon, kurse ky i fundit me pas ka dalë nga makina dhe e ka goditur me grusht.

Malasi ka sqaruar në polici se ka shkuar në mbrëmje tek shtëpia e 34 vjecarit për t’u sqaruar dhe aty ka parë disa persona të panjohur që i binin derës më shkopinj. Më tej ka deklaruar se nuk i njihte 4 personat e tjerë dhe është larguar. 34 vjeçari Arbër Liço është proceduar në gjendje të lirë.

Vetë Arbër Liço thotë se nuk ka pasur konflikte me askënd. Duke i qëndruar versionit të tij,  34 vjeçari thotë se jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona, ndërsa i kërkon policisë të ndjekë rastin.

Kam lajmëruar policinë e shtetit, kanë bërë ato hetimet e veta, i kam kërkuar të gjejnë personat që e kanë bërë këtë. Më kanë thënë që nuk i kanë gjetur, por Kuçova është e vogël, po të duan ata i gjejnë. Nuk mund të jetë e vështirë në një qytet kaq të vogël, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin.

Më kanë terrorizuar, kërcënuar me jetë e me të gjithë. Arsyen nuk e di, të ma japi Loni Malaj se unë nuk e di. Të gjenden personat që na kanë kërcënuar, nëse nuk duan të na lënë të jetojmë këtu, të na thonë e të dalim të ikim jashtë shtetit”, shtoi Arbri./be.k//Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!